Përfundon pas hekurave vëllai i prezantueses së njohur shqiptare

956
0

Një prej personave të ndaluar gjatë natës nga policia e Lezhës është Endrit Vejsiu, vëllai i prezantueses së njohur Alketa Vejsiu. Mësohet se 29-vjeçari, nga Tirana, lëvizte me mjet në aksin tij tip “Opel” në aksin rrugor Milot – Lezhë, kur në kryqëzimin e Shënkollit, gjatë kontrollit në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Ashtu siç mund të pritej 29-vjeçari ka një jetë sociale të pasur dhe në profilin e tij nuk mungojnë fotot me Jim Belushin apo Ronaldon./ShkodraNews