Skip to content

Përfundon numërimi i votave në Tiranë, Xhaçka merr mandatin, momenti i përqafimit me Gjylametin..

    Bëhet e ditur se mandatin e 19 e ka përfituar socialistja Olta Xhaçka me një diferencë prej 100 votash me kolegen Blerina Gjylameti, e cila pritet që të saktësohet nga përditësimi i KQZ-së.

    Në përfundim të numërimit Xhaçka ka bërë një prononcim për mediat ku është shprehur se Partia Socialiste është shumë e madhe dhe ka vend për të gjithë, teksa shtoi se kjo fitore do të përkthehet në punë më të madhe.

    Përfundimi i numërimit të votave është shoqëruar me një përqafim mes Gjylametit dhe Xhaçkës.