Skip to content

Përfundon mbledhja qeverisë, sa rriten pagat në shëndetësi dhe në arsim?

    Vendime të rëndësishme. Pas një periudhë të gjatë diskutimesh për buxhetin 2022, sot qeveria mori vendimin ta miratojë projektbuxhetin e vitit 2022.

    Këto politika të reja dhe programe që kemi miratuar për tu zbatuar vitin tjetëer do të influencojën direkt qytetarët në nevojë. Dua të ndaj disa vendime:

    -Programi i ndihmës ekonomike do të ketë nje rritje të masës 10% për të gjitha familjet përfitese. Do të ketë politika që shenjestrojnë familje me fëmijë mbi 3 fëmijë do të kenë rritje në masën 2 herë.

    -Do vazhdojm të mbështesim duke rritur masën 2 herë më shumë për fëmijët pa prindër.

    -Gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të kene rritje të masës ekonomike tre herë.

    -Kategoritë në nevojë, për shtresat që mbrohen me suvbvencione të energjisë elektrike, 45 milionë dollarë do të vazhdojë.

    -Do të ketë rritje të pagave për personelin mjekësor. NE DO VIJOJMË ME KETE POLTIIKË NË VITIN 2022 ME 6% të personelit mjek infermier, duke hyre ne fuqi nga data 1 korrik 2022.

    -Do garantojmë furnizimin me vaksina duke vendosur në buxhetin e ministrisë të gjithë buxhetin enevojshem.

    Kushi: Disa nga lajmet janë se të gjithë mësuesit në gjithë vendin me rritjen e pagave me 6%, është premtim i mbajtur dhe këtë herë është hap ii parë i premtimit tonë që të rriten me 40%. Jo vetëm për mësuesit por edhe punonjësit psiko-socialë, të cilët japin kontribut të jashtzakonshëm.

    Ndërkohë me këtë buxhet edhe për arsimin e lartë, për ndërkombtarizimin dhe ritjen e cilësisë dhe në mënyrë që të diplomuarit të konkurrojnë me të rinjtë dhe të rejat e BE, do mbështesim projektet e bashkëpunimit me universitetet më të njohura.