Përfundon afati i ultimatumit, Rama reagon sërish: Ja cfare shkruan ne Twitter..

815
0

Studentët e të gjitha Universiteteve publike janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit në ditën e tyre të shtatë duke vijuar rezistencën, ndërsa ka skaduar edhe afati që ata i kanë lënë kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë kryeministri Rama përmes një statusi në instagram i fton për të folur. “Gjithçka na duhet është të flasim – Parrulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Europë…”- shkruan Rama në instagram.

Në disa momente ka pasur tension dhe studentët bëjnë thirrje: Jo dhunë. Gjithashtu disa studentë kërkojnë që të shkojnë në kryeministri por kjo nuk pranohet nga studentët e tjerë të cilët bëjnë thirrje për të mos u përçarë.

Ndërkohë Rama mesa duket refuzon të shkojë tek studentët protestues dhe thirrjet i bën vetëm nga rrjetet sociale.