Perfitoni 50 mijë dollare nëse.. Rama thirrje qytetarëve: Shfrytezoni Bonusin e Rijetëzimit për ti kthyer shtepite tuaja ne..

171
0

Kryeministri Edi Rama ka nisur dëgjesat publiket dhe takimet e tij me qytetarë e sipërmarrës për Bonusin e Rijetëzimit dhe për fondet në fushën e turizmit.

Gjatë një takimit të zhvilluar ditën e sotme kryeministri Rama ka bërë një apel për të gjithë për familjarët që disponojnë shtëpi të vjetra në kala. Rama ka konfirmuar se qeveria mund t’ju vijë në ndihmë nëpërmjet dy instrumentave.

Me këto dy instrumente sipas Ramës, pronarëve mund t’u sigurohet mbështetje deri në 50 mijë dollarë.

“Përfitoj nga rasti që t’i bëj një apel në këtë takim të parë informues të gjithë familjarëve që disponojnë shtëpi të tilla që tanimë me Bonusin e Rijetëzimit, me këtë program të ri mbështetës, ne jemi në krah me dy instrumente mbështetjeje.

Një për restaurimin dhe konsolidimin e pjesës si të thuash e guackës së shtëpisë, pra mureve, dritareve, dyerve dhe fasadës apo çatisë, ku do të japim deri në 10 mijë dollarë mbështetjeje, 1 milion lekë të reja. Për instrumentin e dytë, për të gjithë ata që do të duan të futen në një plan transformimi dhe vënie në funksion ekonomik të shtëpisë deri në 50 mijë Dollarë. Është i njëjti instrument në fakt në parim që është përdorur për nxitjen e bujqësisë përmes pikave të grumbullimit, përmes pikave të agro-përpunimit.

Është instrument, ai që është marrë nga BE ku shteti jep një pjesë të parave jo kredi, por dhuratë, bazuar sigurisht në një angazhim të subjekteve nga ana e tyre që duhet të prezantojnë një projekt dhe njëkohësisht duhet të vendosin edhe ata një shumë parash”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky projekt është një tjetër zotim i mbajtur.

“Ndërkohë më vjen shumë mirë që pikërisht në një shëmbëlltyrë konkrete të efekteve ekonomike dhe sociale të rijetëzimit. Ne sot po bëjmë me dije se një tjetër zotim i fushatës elektorale dhe një tjetër pikë e programit tonë të Shqipërisë 2030 tanimë kthehet në një instrument në dispozicion të të gjithë atyre që duan të përdorin Bonusin e Rijetëzimit për të kthyer në jetë dhe për t’i kthyer në instrumente ekonomikë shtëpitë e vjetra në qendrat historike, në radhë të parë në kala, sepse rijetëzimi i kalave është gjëja më e bukur që mund të bëjë një vend”, u shpreh kryeministri.