Përcillet Nishani, Berisha nuk mban dot lotët (VIDEO)

336
0

Iu dha sot lamtumira e fundit ish-presidenti Bujar Nishani, të ndarë nga jeta pak ditë më parë. Në nderim të tij, qeveria shpalli këtë të enjte ditë zie kombëtare.

Ndërkohë, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, u pa i prekur dhe me lot në sy gjatë ceremonisë mortore.

“Ti përsëri përsa kohë që ne do të jetojmë do të mbetesh i gjallë mes nesh. Bujar Nishani, njeri i ndershëm, qytetari i përgjegjshëm, dhe i përkushtuar, demokrati i flakë dhe guximtar do të jetojnë përgjithmonë me ne, drejtuesi i talentuar i PD-së, burrështetasi fisnik, presidenti i aftë dhe dinjitoz.

Pas kësaj lamtumire, pas kësaj ndarje të dhimbshme dhe të papritur, në ndarjen me ty ne kemi humbur një pjesë të çmuar të shpirtit dhe zemrës tonë. Ne të gjithë sot jemi më të paktë në vete.

Dua të shpreh mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe për ata që bën gjithçka që ti të mos niseshe në këtë rrugë. U prehtë në paqe miku im i dashur, i lehtë qoftë dheu i tokës sonë, lamtumirë”, tha Berisha.

Ne minuten e 2 Berisha shihet i perlotur