“Për mua janë e gjithë bota”! Babai hero që adoptoi dhe rrit vetëm 4 fëmijë me aftësi të kufizuara

734
0

Me beben në krah duke e qetësuar, Ben Carpenter duket si çdo baba tjetër në botë.
Por Ben është ndryshe, sepse Noah është fëmija i katërt me aftësi të kufizuara që ai ka adoptuar….

Dhe ai thotë se duke parë arritjet e tij, ditët i ka të mbushura me lumturi.

“Unë i dua ata. Njerëzit më thonë se është një punë e vështirë, por unë dua çdo gjë që bëj. A

ta janë fëmijë të mrekullueshëm.

Ata nuk e lënë paaftësinë e tyre që t’i kthejë mbrapsht në përparim, ata thjesht janë një burim jete”, shprehet babai super hero.

Beqari Ben 34 vjeç, ishte vetëm 21 vjeç kur aplikoi për të adoptuar fëmijën e parë, Jack dhe ai beson se është djali më i ri në botë që ka adoptuar fëmijë.

Jack, tani 11 vjeç vuan nga autizmi dhe falë përkujdesjes së Ben, ai ndryshuar dhe është socializuar me vëllezërit e motrat.

Super babai më pas adoptoi 7-vjeçarin Ruby, i cili vuan nga sindroma Pierre Robin, skolioza, përdorimi i kufizuar i krahëve si shkak i mungesës së kockave dhe është i verbër.

Ai është gjithashtu baba i gjysmës së motrës së Ruby, Lily, gjashtë vjeçe, që është e shurdhër, si dhe Jozefi tre vjeç, i cili ka sindromën Down.

Ndaj, me të drejtë ky baba mund të quhet “hero” dhe është shembull frymëzimi dhe dashurie për gjithkënd…/Living