Pensioni skandaloz i aktorit te madh korçar, çfarë turpi!

508
0

Korçari Sotiraq Bratko është një ndër aktorët e shquar shqiptarë, i cili ka luajtur me qindra role nëpër filmat shqiptarë që të gjithë i kemi parë. Aktori i madh, i njohur shpesh edhe si “Tirka”, roli që ka luajtur në filmin shqiptar “Shoqja nga fshati”, tashmë ka dalë në pension.

Por, skandali qendron tek shuma qesharake që i është caktuar aktorit për të marrë në fund të muajit. 131 mijë lekë të vjetra është pensioni i ofruar nga qeveria për aktorin, edhe pse ka dhënë shpirtin e tij në skenë dhe është një ndër ikonat e kinematografisë shqiptare.

“Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko! Na mbive” ne sy o Tirke… Na mbive ne sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, ne filmat shqiptare pothuajse cdo dite TI,

ne shfaqjet me te suksesshme te skenes, pothuajse gjithmone TI, mes miqsh e shokesh, pothuajse gjithmone TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmone TI…I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI…

dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” perseri mbetesh TI, me syte e qeshur dhe buzen ne gaz…i buzeqeshur, ndonese pensioni yt eshte 13.100 lek, i buzeqeshur, ndonese “te medhenjte” lart i kane kursyer titujt per ty…i buzeqeshur, ndones “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojne kur ju duhesh…

I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai qe rralle kush behet…je AI qe te gjithe te vleresojne, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit… Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirenjohjen e te gjitheve!!!”, shkruan Ilir Jano në një postim në rrjete sociale.