E fundit/ Firmoset marrëveshja per pensionet me Italinë

250
0

Diten e sotme 6.4.2024 është nënshkruar në Romë dokumenti përfundimtar i marrëveshjes për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Igli Hasani dhe Antonio Tajani.

Hasani e ka cilësuar si “një moment të rëndësishëm për dy vendet pas 15 vitesh përpjekje“, duke i shprehur mirënjohjen homologut italian për kontributin e tij. “I uroj gjithë të mirat atyre që do përfitojnë nga ky protokoll”, ka deklaruar ministri.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona.

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Pas firmosjes, marrëveshja para se të hyjë në fuqi duhet të kalojë për ratifikim në Kuvendet respektive.