Brenda 24 orëve në spitalin Infektiv të Tiranës janë shtruar 20 persona me koronavirus. Kjo ka bërë që mjeku Pëllumb Pipero në orët pas mesnate, të bënte një thirrje të fundit për kujdes.
Ai vazhdon te përsërisë se duhen mbajtur maskat, por nuk na këshillon te shmangim plazhin, përkundrazi, rrezet e diellit duhen marrë sepse na bejne mire, por sigurisht duke ruajtur distancen nga njëri tjetri.
E pikërisht ne një prej plazheve te vendit e intervistuam sot mjekun Pipero pikerisht ne Karpen te Kavajës. Po ashtu ai ka thënë se edhe në plazh maska duhet marrë me vete dhe s’e nuk duhet përdorur vetëm kur te futemi në ujë dhe kur nuk kemi njeri afër.