Pellumb Pipero ngre alarmin: Situata mund të agravohet: Nuk dua kurre qe ..

Familjarët e shqetësuar për fatin e të afërmve të prekur me koronavirus, me shishe uji në duar, ushqim apo pak sende personale, janë pamje të trishta që të ofrojnë përditë oborrët e spitalit Covid-1 dhe Covid-2.

Mjeku Pëllumb Pipero, i cili pak ditë më parë u përball vetë me një situatë të tillë pranon se ka vend për përmirësim sa i takon informimit të qytetarëve.

“Informacioni duhet të jetë i zyrtarizuar, të lidhet me fasha oraresh, ka vend për përmirësim, por informacion ka dhe kjo nuk diskutohet. Pasi të gjithë kanë mundësi të komunikojnë me telefona celular. Mungesë transparence nuk ka harrojeni, pasi nuk kemi se çfarë të fshehim. Por duhet të keni një gjë në konsideratë, shqiptarët janë të paduruar në gjithçka, edhe për të marrë informacion. Ka shumë ngarkesë, jo në çdo kohë mjeku është. Ndaj duhet mirëkuptim dypalësh”, tha Pipero për Top Channel.

Doktor Pipero nuk beson se do kemi një valë të dytë të rikthimit të pandemisë në vjeshtë. Por ai lajmëron se situata mund të bëhet më e rëndë për shkak të gripit stinor.

“Situata edhe mund të agravohet, shifrat mund të bëhen edhe më të mëdha. Ne duhet të jemi të përgatitur se virusi i gripit stinor ngjan si dy pika uji me covid, dhe kapacitetet do jenë në vështirësi”.

Shifrat e larta të ditëve të fundit, të rasteve pozitive me Covid, sipas doktorit janë shqetësuese, por sipas tij nuk janë tregues se kemi të bëjmë me transmetim komunitar. Problemin e sheh tek kujdesi i pakët, sidomos tek të rinjtë.

Pëllumb Pipero: Do kërkonim mirëkuptimin e qytetarëve veçanërisht e rininë që nuk është e bindur se virusi ekziston. Unë s’dua kurrë që ata të sëmuren por ato mund t’ua çojnë virusin familjarëve.

- Advertisement -

Ish-banorja e “Big Brother VIP” kandidate për deputete, ja cilës parti i është bashkuar

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Fotini Derxho, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë. Është bërë e ditur se ajo...

Ditë e re, kurs i ri/ Cfarë ndodhi sot me monedhat e huaja, ja me sa këmbehen euro dhe dollari..

Mëngjesin e sotëm, më 13 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7...

Plas keq në BBVIP! Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin (VIDEO)

Një tjetër situatë e tensionuar ka marrë vëmendje në Big Brother VIP Albania 4. Një debat i ashpër mes Gerta Gixharit dhe Valbona Mhillit pothuajse...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.