Pellumb Pipero kritikon OBSH: Nuk ka vepruar si duhet ne..

373
0

Mjeku Pellumb Pipero gjate nje interviste ne emisionin “Repolitix” në Report Tv ka pasur kritika për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilit nuk ka vepruar si duhet në përballimin e kësaj epidemie.

Referuar, deklaratës së fundit, se maska duhet mbajtur me detyrim, për Piperon nuk është një vendim shumë i drejtë. Ai ka listuar rastet se kur duhet mbajtur maska, në një kohë kur vendi është në masa lehtësuese.  

“Udhëzimet e OBSH shpesh kanë qenë kontradiktore, shpesh nuk kam qenë në një linjë me OBSH se duhet të ishin më të vëmendshëm, më shumë duhet të ishin urdhërues dhe jo udhëzues. Sa i takon maskës mendoj që duhet të përdoret në spitale e mjedise publike, nga personat që kanë dalë pozitiv dhe janë në shtëpi të izoluar, në grumbullime njerëzish, por kur t’i nuk mund të ruash dot maskën.

Prandaj duhet të kesh një maskë në xhep, është koha e ekspozimit, nëse nuk rri dy minuta, por duhet të rri më gjatë. Kur s’ruan distancën dhe nëse koha e qëndrimit është më shumë se 5 minuta. Sipas studimeve mjafton 14 minuta për ta transmetuar virusin.

Pastaj që të vendosësh maskën, kur je në shtëpi me gruan dhe fëmijën duke ecur në rrugë apo bulevard, jam kundër se nuk të mbron. Kur bëhet me detyrim, atëherë është çështje tjetër”, tha Pipero.