Skip to content

Pediatri në pension që nuk e njeh plakjen – mjeku Belortaja: Pa punë nuk mund të rroj, do punor deri sa..

  • by

Edhe pse në pension, Luan Belortaja vijon të japë shërbim në qendër shëndetësore

Pasioni që ka për profesionin e mjekut pediatër, e ka bërë që edhe pse në pension, mjeku Luan Belortaja të vijojë të ofrojë shërbim. Pavarësisht vështirësisë, ai thotë se profesioni i pediatrit është më i bukuri e që të fal kënaqësi.

Pediatria është një profesion i vështirë, por është mjaft i bukur sepse shpëton jetë fëmije.”- shprehet mjeku Luan Belortaja  .

Ai sot punon tek konsultori i qendrës shëndetësore rajoni 3 në Korçë

Kam një ekip shumë të mirë dhe të përkushtuar. Ky është oksigjeni për mua dhe pa këtë punë nuk mund të jetojë. Do të punojë derisa të kem mundësi, derisa të më lejohet.”

Me nostalgji, Belortaja kujton vitet e punës për disa dekada në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës

Po bënë gati 45 vjet që punoj si mjek pediatër. Që prej viteve 90’ kam punuar në spitalin e pediatrisë ku kemi pasur një ekip dhe staf të mrekullueshme.

Kolegët e vlerësojnë maksimalisht punën e mjekut

Infermierja Bianka Sherko, tha për RTSH se “ jemi me fat që na ka sjell doktor Luanin që është një mjek i përkushtuar. Një specialist vërtetë me vlera dhe për këtë jemi krenar që ai ndodhet midis nesh.  

Ndjenja humane ka bërë që pediatri Luan Belortaja të mos e braktisë punën e t’i përmbahet betimit të Hipokratit

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.