Pedagogia habit me deklaratën për Parashqevi Simakun: Ajo dashuronte Enver Hoxhën! I ka kënduar Partisë edhe pasi..

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e Neë Yorkut.

Pedagogia Jonila Godole me anë të një postimi në rrjetet sociale ka tjetër mendim. Ajo thotë se ndjesia e parë që ndjeu ishte keqardhje si nënë, grua dhe njeri. Por nga ana tjetër ajo shkruan se Parashqevia si para viteve 1990 dhe pas saj, i ka kënduar partisë.

Madje Godole ka publikuar edhe disa postime të Parashqevisë në Facebook, e cila e cilëson Enverin Hoxhën dhe Nexhmije Hoxhën, si çifti që e kthyen Shqipërinë në Parajsë.

Ndër të tjera Godole shkruan se Simaku mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo sipas Godoles i ka pasur të dyja.

“Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë. Ndjesia e dytë lidhej me kontributin e saj në shoqëri, e rritur dhe e kultivuar nga një regjim që e ngjiti në majat më të larta duke i mundësuar suksesin dhe adhurimin. Së treti, kërkova pak, të dija se si kjo grua mendon, ç’reflektim ka pasur gjithë këto vite që jeton jashtë vendit për të shkuarën, të tashmen… Dhe pasi lexova postimet e saj, kuptova se Parashqevia, si para vitit 1990 ashtu edhe pas tij, ka vazhduar t’i këndojë partisë, dikur në Pallatin e Kongreseve, e më vonë në Facebook e gjetkë.

Parashqevia simbolikisht ka qenë kolona zanore e brezit tim, në një periudhë liberalizimi diku nga fundi i viteve 1980. Mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo siç duket i ka pasur të dyja. Ne, si popull, historikisht i falemi idhujve të rremë. Nuk pyesim kurrë se çfarë i kanë dhënë këta idhuj shoqërisë, përveçse çfarë i kanë marrë. Parashqevia mund të vazhdojë të jetë idhulli i gjithkujt, por nuk është idhulli im. Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por nuk  largokan dot nga mendja dhe zemra adhuruesve të tyre, qoftë edhe nga maja e Amerikës”, shkruan ajo.

- Advertisement -

Çfarë ndodhi sot me kursin Ja si këmbehen dollari dhe euro..

Sot, më 30 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

‘Njerëzimi do të zhduket..’/ Elon Musk: Kjo është çështja që më mban zgjuar natën

Kreu i Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE) Elon Musk ndau shqetësimet e tij për vendin dhe brezat e ardhshëm gjatë një interviste ekskluzive në...

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.