Skip to content

PD rrezikon edhe listën e mbyllur, dy deputetët e sigurt që mund të mos marrin mandatin

    Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve.

    Kështu, sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani në dy qarqe, Elbasan dhe Fier, demokratët nuk arrijnë as mandatet e listës së mbyllur.

    Në Elbasan në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe i pesti është Aurel Bylykbashi, ndërkohë që me shifrat e deritanishme PD-ja ka katër mandate.

    Nëse ky trend do të vijojë, Bylykbashi do të jetë jashtë Parlamentit.

    E njëjta situatë është edhe në Fier, ky në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe PD-ja deri tani ka katër mandate.

    Ai që rrezikon është Eduard Sharka, i cili ndodhet i pesti në listën e mbyllur.