PD akuzon qeverine: Spitali i ketij qyteti po shndërrohet në karantinë, e rezikshme

571
0

Partia Demokratike e Shqiperise nepermjet sekretarit të saj të përgjithshëm Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë se po krijon një qendër karantine në spitalin e Kavajës, veçanërisht në repartet e  patologjisë dhe urgjencës.

Bardhi e quan këtë akt si “të papërgjegjshëm”, dhe “kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve” nga momenti që bëhet fjalë për një strukturë në qendër të qytetit.  

“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!”, thotë Bardhi në postimin e tij.

Ndërkohë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë për një vendim të tillë, edhe pse burime të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se është planifikuar më shumë një spital, në rast të hyrjes epidemike të koronavirusit në territorin shqiptar.