Patenta e fut në telashe shqiptarin në Angli

1090
0

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e autoriteteve britanike pasi u kap me patentë të falsifikuar italiane. Policia e ndaloi shqiptarin gjatë fundjavës në Sheffield, për shkak të xhamave të zinj të makinës së tij.

Para oficerëve ai pretendoi se ishte italian dhe u dha atyre patentën italiane. Megjithatë, mjaftoi një inspektim më i hollësishëm për të zbuluar se në fakt patenta ishte e falsifikuar dhe se shqiptari nuk kishte as siguracion. Për pasojë ai u arrestua e tashmë mbi të rëndojnë disa akuza, si drejtimi i mjeti makinës pa siguracion, pa patentë etj.

“Shoferët e pasiguruar dhe pa patentë janë rrezik për komunitetin që përdor rrugët tona. Statistikat tregojnë se ata përfshihen më shpesh në aksidente serioze e fatale, sesa drejtuesit e makinave me dokumentacion të rregullt”, tha policia e Sheffield në një postim në rrjetet sociale. Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet i ditur./tvklan.al