Pasuria marramendëse e familjes Destani, krahasohet me Berluskonin

1661
0

Kush është më i pasur Silvio Berlusconi apo Lazim Destani?

Kjo është pyetja që mediat bëjnë shpesh kur vjen puna për të krahasuar pasuritë marramendëse të ish-Kryeministrit të Italisë dhe babait biznesmen të aktorit të njohur, Blerim Destani.Mediat italiane dhe europiane, kanë bërë një krahasim në çmim mes lojtarëve të Milanit dhe “Shkëndijës” që administrohet nga Lazimi, duke vendosur përballë profilet e ish-pronarëve të dy skuadrave të futbollit.

Ata e kanë quajtur Destanin si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ish-pronarit të Milanit, Silvio Berlusconi.

Mediat italiane kanë theksuar faktin se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro, duke theksuar faktin se me këtë pasuri Destani mund të konkurrojë Berlusconin dhe se është shumë më i pasur se pronari aktual i AC Milanit, kinezi Yonghong Li, pasuria e të cilit vlerësohet në 500 milionë dollarë.

Aktori 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, atje ku zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”. Ai bën përshtypje për jetën superluksoze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai. Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur.

Së fundi, një prej vëllezërve të aktorit, Nazif Destani, është përfolur si shqiptari më i pasur në botë, pasi, sipas Forbes, pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë. Edhe pse është kaq i pasur, ndryshe nga Blerimi, fama nuk i intereson aspak, pasi shumë pak persona e njohin.

Nazifi është djali i Lazim Destanit nga Maqedonia, që numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës. Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi.

Dëshira e tij për të mbajtur një profil të ulët publik, ka bërë që si përfaqësues të njihet i ati. Për herë të parë për Nazifin u fol vitin e kaluar me prezencën e tij në pritjen e 20-vjetorit të emisionit “Opinion”. Me sa duket, Nazifin e lidh një miqësi me gazetarin Blendi Fevziu, pasi ftesës së tij ai iu përgjigj më praninë në festën e organizuar në bulevardin e Tiranës, ku u pikas nga fotografët.