Pastruesja dhe djali i saj i vodhën 500 mijë euro ish-këshilltares së Arben Ahmetajt, gazetrja Klodina Lala jep detaje

Nënë e bir kanë vjedhur shuma të majme parash si dhe bizhuteri floriri në një banesë, të cilat iu janë sekuestruar ditën e sotme nga policia.

Ndërsa vjedhjet e tyre ishin shtuar, grabitja e fundit që dyshja kishte bërë ishte në shtëpinë e një ish këshilltareje në Kryeministri.

Gazetrja Klodina Lala bën me dije se ajo banesa ishte e Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Banesa ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit. Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, ndërkohë banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira.

Tashmë pas hekurave ndodhen Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi. Kujtojmë se në banesën e këtyre të dyve u sekuestruan dje shuma të mëdha parash, ndërsa sot mbi 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit. Mësohet se pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.