Skip to content

“Pasqyra e dhimbjes dhe traumave të…”/ Vdes në moshën 24 vjeçare aktorja e njohur

    Aktorja e njohur për rolin e saj në filmin dramatik “Mammoth” (2009), Sophie Naiwaide, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familja e saj, por shkaku i vdekjes nuk është i qartë.

    Familja e të ndjerës theksoi se vështirësitë psikologjike që Sophie kishte përjetuar. Në deklaratën e tyre, ata përshkruajnë një vajzë të ndjeshme dhe të talentuar, që shpesh gjente strehë në art dhe aktrim.

    “Ajo shkruante dhe vizatonte pa pushim”, thuhet në deklaratë,  cila vijon: “Shumë nga veprat e saj ishin pasqyra e dhimbjes dhe traumave të saj personale”.

    Familja tregoi gjithashtu se Sophie shpesh refuzonte ndihmën profesionale dhe përpiqej të përballonte gjithçka vetë:

    “Vazhdonte të thoshte se do ta ‘menaxhonte’ vetë situatën. Ajo dukej më e lumtur në një set filmi, duke u bërë dikush tjetër — ishte vendi i saj i sigurt”.

    E lindur më 8 korrik të vitit 2000 në Burlington, Vermont, Sophie u rrit në një kinema të vogël që e ëma kishte blerë. Pas shikimit të filmit “Something’s Gotta Give” në moshën 4-vjeçare, ajo shprehu dëshirën për t’u bërë aktore.

    Roli i saj i parë erdhi në filmin “Bella” (2006), i ndjekur nga paraqitje në “Law & Order”, “Margot at the Wedding” (2007), “Shadows & Lies” (2010) me James Franco, “Noah” (2014) me Russell Crowe dhe “An Invisible Sign” (2010) me Jessica Alba.

    Ajo mori vlerësime për talentin e saj, përfshirë një rishikim pozitiv nga kritika Janet Katsolis në “The New York Time”s, e cila shkroi se Sophie “duhet të ketë një të ardhme të ndritur përpara”.

    Vdekja e saj ka lënë një boshllëk të madh te të afërmit dhe bashkëpunëtorët e saj, që e kujtojnë si një shpirt të bukur, plot pasion, mirësi dhe thellësi të jashtëzakonshme.