Pasion për makinat e shpejta dhe luksoze, ky është i riu shqiptar që humbi jetën në Itali

606
0

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Brianza të Italisë, teksa dyshohet paraprakisht se shkak është bërë një garë shpejtësie mes “supermakinave”, pjesë e të cilave ishte edhe i riu shqiptar.

Viktima është identifikuar si Arnold Selishta, 22 vjeç, rezident në Limbiate, i cili udhëtonte si pasagjer në fuoristradën që u aksidentua. Makina u përmbys disa herë, derisa mori flakë, përgjatë Monza-Saronno. 22-vjeçari është nxjerrë i gjallë nga zjarrfikësit, por në gjendje shumë të rëndë. Ai vdiq menjëherë më pas në spitalin San Gerardo në Monza.

Me të ishin edhe dy të tjerë shumë të rinj të cilët mbetën të plagosur. Hetuesit hetojnë hipotezën e një gare me shpejtësie marramendëse midis dy supermakinave, “Range Rover” kundër “BMW”, përpara se të humbin kontrollin në një rrethrrotullim.

Karabinierët çuan në kazermë në Limbiate një 23-vjeçar, i cili ishte drejtuesi i makinës dhe që do të largohej pas përplasjes. Celularët e djemve do të analizohen dhe do të kontrollohet prania e alkoolit apo drogave në gjak.

Mbeten ende shumë pika për të sqaruar dinamikën e aksidentit. Hetimet po zhvillohen nga karabinierët e kompanisë Desio (Monza), të koordinuar nga Prokuroria Publike e Milanos, të cilët tashmë kanë dëgjuar të gjithë të rinjtë në bordin e dy makinave dhe kanë marrë pamjet nga kamerat e vëzhgimit me video të udhëtimit të bërë nga dy grupe të rinjsh, të cilët para aksidentit kishin qenë në një klub në Nova Milanese.

Ata hipën në makinë. Arnoldi me një djalë 23 vjeç dhe një djalë 18 vjeç. Prej aty, në Monza-Saronno, një shtrirje e drejtë prej disa kilometrash, dy ekuipazhet do të fillonin sfidën e shpejtësisë. Para një rrethrrotullimi të madh, afër Limbiate, shoferi i “Range Rover” goditi rrethrrotullimin mu në mes, i cili veproi si trampolinë, duke e hedhur makinën në ajër, më pas u rrotullua në asfalt disa herë përpara se të përplasej në hekurudhë.

Një dinamikë e ngjashme me atë që shihet në një video amerikane të postuar disa vite më parë në Facebook nga Arnoldi, i cili kishte pasion makinat e shpejta. Ndihma mbërriti në pak minuta, ambulanca dhe zjarrfikësja. 18-vjeçari dhe 23-vjeçari i dyshuar për drejtimin e automjetit kanë arritur të dalin vetë nga makina. I pari u dërgua në spitalin Niguarda në Milano, ndërsa i dyti nuk pranoi të transportohej.

Nga ana tjetër, Arnoldi u nxor nga makina e aksidentuar nga zjarrfikësit. Për të, nxitimi për në spitalin e Monzas ishte i kotë. Ai vdiq pak pasi hyri në Departamentin e Emergjencave të San Gerardso. Hetimet do të zbardhin përgjegjësitë e 23-vjeçarit, i cili nëse drejtonte makinën, rrezikon të akuzohet për vrasje në rrugë. Po shqyrtohen edhe pozitat e të gjithë të rinjve të tjerë.