Pasi mbaroi protesta, Monika Kryemadhi bën deklaratën e fortë

673
0

Pak pas përfundimit të protestës e cila sot u zhvillua në disa pika kyce të vendit duke bllokuar për 1 orë qarkullimin, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi del me deklaratë të fortë në emision televiziv.

“Ne nuk duam që Rama të vijë e të bëjë qeveri me opozitën, por të jetë një qeveri që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi dëgjuar shpesh, edhe ambasadorë, që thonë se shitblerja e votës ndodh edhe në Amerikë apo kudo tjetër. Ne nuk duam qeveri si ajo e majit të 2017, kur ministrat ishin nga opozita, por askush nuk kishte asgjë në dorë për të vepruar. Qeveria tranzitore që duam ne është ajo që krijon kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si? Eja të ulemi e ta diskutojmë. Qeveri tranzitore do të thotë një Ministri e Brendshme që nuk fut hundët në zgjedhje”, tha Monika Kryemadhi, ndërsa më tej pati një “shpërthim” debati mbi raportin e OSBE-ODIHR-it për shitblerjen e votave.