HomeNewsPasdite me stuhi/...

Pasdite me stuhi/ Si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim: 10 ditëshi i parë i muajit shtator parashikohet..

Një mot me stuhi të përkohshme do të na shoqërojë pasditeve të kësaj jave. Më i rrezikuar nga rrebeshet e shiut është kryesisht gjysma lindore e territorit, por nuk priten përmbytje.

“Paraditet edhe pse do jenë në dominimin e kthjellimeve, intervaleve të gjata me diell, pasditet do jenë ato që do sjellin prezente reshjet e shiut. Më të rrezikuara juglindja dhe verilindja, stuhi të përkohshme, por po ashtu priten edhe rrebeshe të izoluara në zonat qendrore, si Tirana, Berati, Elbasani”, thotë sinoptikani Hakil Osmani për Tv Klan.

Ndërsa vija bregdetare mbetet më e mbrojtur, pasi do kemi prezente vetëm vranësirat. Sa i përket temperaturave, ato pritet të bien duke nisur nga dita e mërkurë.

“Maksimumi përgjatë kësaj jave luhaten në vlerën rreth 35 në zonën e ulët, në vijën bregdetare 31-33.”

Fundjava dhe 10 ditëshi i parë i muajit shtator parashikohen me vranësira të shpeshta, ku herë pas herë nuk do mungojnë reshjet e izoluara.

“Mbeten të fokusuara në zonat malore dhe kryesisht në zonën e ulët. Do kemi intervale të gjata me diell, do kemi dhe temperatura të larta, që do jenë maksimale 35 apo 36.”

Të tilla temperatura për shtatorin janë rreth 8 gradë më shumë sesa vlerat normale.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.