Pasaportat dhe patentat po behen me maskë, vështirësi në identifikim

185
0

Patentë me foto duke mbajtur maskë. Kjo është ajo qe po ndodh në Shtetin e Kalifornisë, ku qytetarët, edhe fotografinë për patentën, po e bëjnë me një maskë mbrojtëse në fytyrë, duke e bërë të vështirë identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Kjo ka ndodhur me Lesley Pilgrim, e cila as vetë nuk e ka kuptuar që kur ka pozuar për fotografinë e patentës, ka qenë me maskën e vënë, por kjo ka ndodhur me qindra qytetarë. Në fund, ajo ka marrë edhe urimin, se tashmë zotëron patentën në formatin e ri për Kaliforninë.

Ajo thotë se vendi ku realizoi fotografinë, ishte shumë strikt dhe nuk të lejonin ta hiqje maskën, as kur bëje foton. Ajo kishte qëndruar në radhë për 3 orë për të bërë atë foto.

Autoritetet reaguan duke theksuar se pavarësisht gabimeve, këto patenta janë funksionale dhe do të përdoren. Dhe duket se kjo është fotoja perfekte në kohë pandemie, edhe pse në një mjet identifikimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.