Pasaniku shqiptar tregon pamjet nga shtëpia e tij përrallore në Tiranë

543
0

Djali i biznesmenit shqiptar Irfan Hysenbelliu, Fatmiri, është shndërruar në një nga personazhet më të klikuar të mediave sociale dhe portaleve online.

Dhe kjo jo pa arsye, pasi 26-vjeçari bën një jetë luksoze që çdo i ri shqiptar do ta kishte ëndërr.
Së fundmi Fatmiri ka blerë një apartament jo shumë larg nga qendra e Tiranës, në të cilin po “instalon” gjithë luksin që e rrethon.

I preferuari i vajzave shqiptare do të ketë shtëpinë e ëndrrave me jacuzzi në tarracën ku shihet e gjithë Tirana, me fushë futbolli e basketbolli, palestër si dhe një garderobë gjigante.

Të gjitha këto i ka treguar vetë pasaniku në profilin e tij në Instagram.

Shtëpia dhe pjesët e sipërpërmendura të saj janë në ndërtim e sipër, ndërsa trashëgimtari duket mjaft entuziast në lidhje me të, aq sa shpesh poston foto nga ndërtimet që bëhen aty.

Më herët ai ka publikuar edhe imazhe të tjera të shtëpisë ku shihej sauna dhe një kinema e madhe.

Në fotot e mëposhtme ju tregojmë pamjet mbresëlënëse nga shtëpia e Fatmirit, i cili duket se do ta ketë çdo detaj sipas preferencave të tij./JOQ.al/