Skip to content

Pasagjerët shqiptarë mbesin rrugëve, Wizz Air i anulon fluturimin, ja cfarë ndodhi dje

    Sërish probleme për pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë me kompaninë ajrore Wizz Air.

    Kjo kompani ka anuluar këtë të premte fluturimin Tiranë-Barcelonë, planifikuar për në orën 20:00.

    Fillimisht Wizz Air lajmëroi shtyrjen me 5 orë të fluturimit, por më pas e anuloi farë atë, duke e caktuar fluturimin gjatë mesditës së të shtunës.

    Kompania ajrore nuk ka bërë të ditur asnjë arsye për këtë skandal të radhës, ndërsa asnjë përgjegjësi nuk është marrë për shpenzimet e pasagjerëve dhe anulimin e planeve të tyre.

    /tvklan.al/