Pasagjerët e “Albawings” prej tre orësh të “braktisur” në stolat e Rinasit

149
0

Në aeroportin e Rinasit dhjetra udhëtarë janë bllokuar që nga ora 12:45, pasi presin të nisen drejt Italisë.

Një prej pasagjerëve i cili do të udhëtojë nga Tirana drejt Perugias me kompaninë e fluturimeve “Albawings Airline” u shpreh se nga ana e drejtuesve dhe kompania nuk ka asnjë shpjegim për këtë vonesë.

Sipas biletës së dërguar nga qytetari ky udhëtim ishte parashikuar për në orën 12:45 dhe duhet të ishin në destinacion në orën 14:20, mirëpo ky orar ka kaluar dhe ata prej tre orësh janë ” braktisur” në Rinas dhe janë lënë në pritje.