Pas shtrenjtimit të naftës, vjen dhe rritja e çmimit të biletës se autobuzeve

234
0

Për shkak të shtrenjtimit të naftës, Shoqatat e Transportit paralajmërojnë rritje të çmimit të biletës. Kreu i Shoqatës së Transporteve, Dashnor Memaj, tha në një intervistë për “Euronews Albania” se rritja e çmimit të naftës, i ka dhënë goditjen e fundit këtij sektori, që ende nuk ka dalë nga kriza e pandemisë. Ai nënvizoi se qëllimi i tyre nuk është rritja e çmimit të biletës për qytetarët, por ndërhyrja e qeverisë përmes mekanizmave që mund të bëjnë të përballueshëm për ta çmimin e rritur të naftës, i cili është produkti bazë me të cilin operojnë.

“Kërkojmë nga qeveria uljen e TVSH nga 20 në 6 për qind dhe heqja e taksës së qarkullimit, që është një taksë e padrejtë. 27 lekë për litër pasi ne jemi një sektor në shërbim të qytetarëve. Operatorët e transportit janë në pritje deri në datë 15 tetor, dhe nëse nuk do kemi një përgjigje nga qeveria, do vendosim çfarë do bëhet”, tha z. Memaj.

Në një letër dërguar qeverisë, përfaqësues të shoqatës thonë se nëse qeveria nuk merr masa për çmimin e naftës, ata janë të detyruar që të shtrenjtojnë tarifat e shërbimit.