Pas rrëzimit të avionit, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar merr vendimin e rëndësishëm

696
0
????????????????????????????????????

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, ka vendosur sot të ndalojë fluturimet e avionëve “BOING 737-8 dhe 737-9 MAX”  në terriotrin ajror duke iu bashkuar kështu Agjencisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA).

Vendimi i EASA-s vjen pas aksidentit fatal të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore “Ethiopian Airlines”.  Ndërkaq, AAC i qytetarët se në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka në operim asnjë avion të tillë, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve.


Njoftimi:

AUTORITETI I AVIACIONIT CIVIL: NDALOHET FLUTURIMI I AVIONËVE BOING 737-8 DHE 737-9 MAX

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bashkohet vendimit të Agjensisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA), duke ndaluar fluturimin e avionëve Boing 737-8 dhe 737-9 Max, në hapësirën ajrore shqiptare.

Vendimi i EASAs vjen pas aksidentit fatal të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore “Ethiopian Airlines”. AAC informon qytetarët se në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka në operim asnjë avion të tillë, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve. Për t’ju bashkuar nismës së EASA për këtë rast, AAC ka formalizuar lëshimin e një NOTAMi (lajmërimi për operatorët) nga ana e Albcontrol, i cili ndalon operimin e avionëve të këtij lloji në hapësirën ajrore shqiptare dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për një kohë të pacaktuar, deri në direktivat pasuese të EASA, të cilat do të varen nga informacioni që do të vij nga hetimi i shkaqeve të aksidentit në Kenia.