Pas protestës, PD merr vendimin e fortë: Duke nisur nga seanca e ardhshme parlamentare…

474
0

Partia Demokratike ka marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar vendimin për të bojkotuar Kuvendin. Një vendim i tillë u mor pas propozimeve ekstreme për djegien e mandateve, por nuk dihet nëse do të arrihet deri aty.

Vendimi për bojkot vjen pas protestës së mbajtur gjatë ditës së shtunë, ku u kërkuar largimi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për shkak të implikimit të vëllait të tij në trafikun e drogës.

Flamur Noka gjatë fjalës së tij është shprehur se “PD duhet të shkëputet nga Parlamenti”. “Ne duhet të shkëputemi nga ky parlament. Ramës i dhamë kohën e duhur për çështjen Xhafaj. Hapi i vetëm që na mbetet është bojkoti. Të shtrojmë idenë e djegies së mandateve”– tha Noka Nga ana tjetër, Klevis Balliu është shprehur se “Qytetarët u kërkojnë të mos jemi në parlament. Parlamenti është kthyer në teatër. Duhet që të shqyrtojmë djegien e mandateve”.