Skip to content

Pas pezullimit/ Qeveria Rama merr vendimin DRASTIK ndaj Ballukut! I ndalohet…

    Kryeministri Edi Rama pezullimin e Ballukut e quajtur një vendim anti-demokratik dhe një akt brutal të GJKKO-së që ndërhyri në pavarësinë e ekzekutivit.

    Kreu i qeverisë shprehu edhe njëherë qartë qëndrimin e tij se në asnjë rast nuk do të luftohet kundër drejtësisë, duke theksuar se edhe në këtë rast vendimi për pezullimin e Belinda Ballukut do të respektohet.

    “Report TV” ka mësuar se Qeveria ka vendosur heqjen e së drejtës së firmës për Belinda Ballukun duke i ndaluar edhe futjen në zyrë.

    Qeveria do ta zbatojë vendimin e GJKKO-së, pa e shkarkuar atë nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe ndërkohë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Me ankimin që tashmë është depozituar në Kushtetuese, qeveria kërkon që të interpretohet nëse GJKKO mund të pezullojë nga detyra një anëtar qeverie.