HomeNewsBiznesPas ngjarjes ne...

Pas ngjarjes ne Rinas, zhvlerësohet ndjeshëm Euro. Arrin nivelin më të ulët të..

Monedha e përbashkët europiane ka humbur dy ditët e fundit pas grabitjes 0.7 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Një euro u këmbye sot me 124.2 lekë, duke arritur nivelin më të ulët të dy muajve.

Leku është shfaqur i fortë përkundrejt të gjitha valutave. Rënie të fortë ka pasur dollari, duke u këmbyer në nivelin 110.7 lekë, rreth 0.53 lekë më pak se një ditë më parë, dhe paundi britanik i cili është këmbyer me 144 lekë, rreth 0.6 pikë më pak se një ditë më parë.

Arsyeja kryesore për këtë nënçmim të valutave, sipas ekspertëve të tregut është bllokimi i transferimit të parave për shkak të grabitjes që ndodhi në aeroportin e Rinasit. Duke qenë se transferimi i tepricës në valutë të bankave është bllokuar, kërkesa për të tërhequr euro nga tregu ka qenë shumë e ulët, duke bërë që euro të nënçmohet fort gjatë ditës së sotme.

Ilirjan Ligacaj, Drejtor i Thesarit pranë Union Bank, tha për Monitor se bankat nuk po tërheqin më valutë nga tregu dhe për këtë arsye po akumulohet stok në treg. Ai shtoi se kjo situatë mund të zgjasë derisa bankat tregtare në vend të gjejnë një mënyrë tjetër për transferimin e tepricës në valutë.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve, (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipëri për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg. Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane. Këto monedha i tregtojnë në Bankat Rajonale, zakonisht në Vjenë, por edhe Credit SëissZyrich duke i konvertuar në Euro ose Dollar, të cilat ose i sjellin mbrapsht fizikisht në Shqipëri ose i kreditojnë në llogaritë me Bankat korrespondente në Austri apo Zvicër, në vartësi të Bankës që bën marrëveshjen. Ky është një transaksion i thjeshtë këmbimi cash.

Por, pas grabitjes së parave nga barku i avionit që nisej drejt Vjenës pak ditë më parë, e dyta në harkun kohor të tre viteve, zëdhënësja e Austrian Airlines, ka pohuar se si një masë sigurie, se nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana në Vjenë. Monitor

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.