Pas ndarjes nga jeta të poetit shqiptar, ndërroi jetë edhe djali, miqtë e tij kërkojnë ndihmë: Të mbështesim familjen Duka me kostot e larta të funeralit

92
0

Denis Duka, djali i poetit të njohur Arben Duka, ndërroi jetë papritmas në SHBA, pak javë pasi babi i tij mbylli sytë përgjithmonë.

Miqtë e Denis Dukës kanë nisur një fushatë për të ndihmuar familjarët me kostot e larta të funeralit.

Shpendi Lamaj, një prej miqve të tij shqiptar në tokën amerikane që prej 10 vitesh ka krijuar një llogari GoFund,  për të ndihmuar familjen e Denis Dukës për funeralin.

“Denisi ndërroi jetë në mënyrë të papritur në 2 shkurt, 2022 në Alexandria, Virginia në SHBA.

Denisi ishte një shok i shkëlqyer. Kur e takova për herë të parë mbi 10 vjet më parë, ai ishte shumë mikpritës dhe më kujtonte qytetin tim, Vlorën.

Ai la pas gruan e tij të dashur Eneda Danglli Duka, vajzën e tij të bukur Sofia Duka, motrën Denada Duka dhe mamanë Pranvera Duka.

Denisi ishte shumë i ri dhe la pas një zbrazëti. Për shkak të ndarjes së papritur, ne dëshirojmë të ndihmojmë dhe të mbështesim familjen me kostot e larta të funeralit. Çdo ndihmë është e mirëpritur”, thuhet në thirrjen e tij.