Pas mbylljes se lokaleve te Bllokut, kush e ka rradhen? Këto zona rre zikojnë mbylljen

881
0

Krahas zones se ish-Bllokut, zona Covid dhe me rre zik më të shtuar në Tiranë janë “Komuna se Parisit”, “Kodra e Diellit”, Astiri dhe Kamza.

Ndërsa Komiteti teknik i ekspertëve paralajmëroi dje se lokalet tek ish-Blloku mund të mbyllen pas orës 22:00, për një periudhë të caktuar, ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini nuk përjashton mundësinë që masat kufizuese të shtrihen edhe në pjesë të tjera të Tiranës, për të mos shkuar në karantinë totale apo edhe gjeografike edhe pse kjo masë nuk përjashtohet.

“Është duke u vlerësuar shpërndarje gjeografike e virusit në Tiranë, por edhe në nivel kombëtar. Duhet të ezaurojmë të gjitha opsionet më përpara, pavarësisht se karantina mund të shikohet si një element kufizues i transmetimit të Covid, por do të jetë opsioni i fundit për t’u gjykuar”, tha Tomini për ‘TV Klan’.