Pas lajmeve për ndarjen nga Besi, Xhensila Myrtezaj merr veprimin e papritur

18529
0

Xhensila Myrtezaj duket se sapo i ka shtuar më shumë dyshimet për një divorc me Besin, nga një foto që ajo ka publikuar në Instagram ku duket se nuk e ka unazën e martesës në gisht.

Prej ditësh rrjeti po zien nga aludimet, teksa ata nuk e ndjekin më njeri tjetrin në Instagram dhe gjithashtu këngëtarja i ka fshirë të gjitha fotot me Besin.

Kjo është hera e dytë që çifti përflitet se po ndahet, asokohe ata i dhanë fund zërave me një deklaratë publike, ndërsa tani askush prej tyre nuk i ka komentuar ende aludimet e radhës./ora/