Pas kurimit “sekret” në Paris, lajm i mirë për Schumacher

831
0

Shtrimi i Michael Schumacher në një spital në Paris, ka rikthyer vëmendjen e mbarë botës te kampioni i Formula 1.

Sipas të përditshmes “Le Parisien”, Schumacher po trajtohet me një terapi me qeliza staminale, dhe është “i vetëdijshëm”. Sipas gazetës franceze, një infermiere e cila është pjesë e skuadrës mjekësore që po kujdeset për të, ka thënë:

“Ai është në listnë e pacientëve të mi dhe mund t’iu siguroj se është i vetëdijshëm”.

Duke cituar burimet e saj, “Le Parisien” pretendon se 7-herë kampioni i Formula 1 është kuruar edhe dy herë të tjera në spitalin “Georges-Pompidou” në kryeqytetin francez, duke u regjistruar me emër të rremë dhe në kujdesin e një grupi të vogël mjekësh.