Pas Kroacisë, tërmeti shkund Italinë, alarmohen qytetarët

1089
0

Pas Kroacisë, lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe në Itali, ku sipas mediave vendase, lëkundja ishte me epiqendër në zonën e Veroneses, me magnitudë 4.4. Dridhja e tokës u ndje në shumë zona të Italisë Veriore, përfshirë edhe Milanon.

Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme, Italia u godit edhe nga dy lëkundje të tjera tërmeti, me epiqendër afër Salizzole (Verona), ku  i pari, me madhësi 3.4, u regjistrua në 14:02, i dyti, me madhësi 2.8, në 14:44. Fatmirësisht nga lëkundja nuk ka patur dëme të shkaktuara.

Ndërkohë, ditën e sotme, një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 të shkallës Rrihter goditi Kroacinë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Deri më tani flitet për një viktimë, ndërsa dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur.