Pas kritikave të Ramës, BE Reflekton mbi vaksinat, ja cfare pritet se shpejti

272
0

Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për vaksinat, Bashkimi Evropian reflektoi.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi se do të ngrihet një mekanizëm i posaçëm për të siguruar vaksinat për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Për të siguruar front të bashkuar për të mposhtur COVID19 dhe qasjen e hershme në vaksina, Komisioni Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët. Do të hulumtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat herët”, u shpreh Varhelyi në “Tëitter”.