Pas koronavirusit, ‘plasin’ divorcet ! Zbulohet arsyeja kryesore

1395
0

Eshtë rritur ndjeshem numri i divorceve në Kinë që prej shpërthimit të koronavirusit sepse çiftet po kalojnë shumë kohë bashkë në shtëpi gjatë vetëizolimit.

Kjo konfirmohet nga zyra e regjistrimeve në qytet. Rreth 300 çifte kanë rezervuar takime për tu divorcuar që prej 24 shkurtit, tha Lu Shijun, menaxheri i regjistrit të martesave në Dazhou, provincë e Sichuan në Kinën jug-perëndimore.

Zyrtarët besojnë se rritja e mprehtë e kërkesave për divorc mund të shkaktohet nga fakti se partnerët kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin në karantinë dhe kanë patur diskutime të forta.

“Shkalla e divorcit është rritur në krahasim me kohën para shpërthimit të koronavirusit,” tha Lu para shtypit lokal dje.

Një faktor tjetër mund të jetë rezultat i aplikimeve të vonuara për shkak të mbylljes së zyrave të terapive për gati një muaj gjatë epidemisë së koronavirusit.

Zyrat e regjistrimit të martesave në Xi’an të Provincës Shaanxi në Kinën veri-perëndimore kanë parë gjithashtu një rritje të madhe të kërkesave të divorcit që nga rihapja në 1 mars