“Pas izolimit që i bënë ai ndryshoi.” Flet shoku i dibranit që qëlloi prindërit: Çfarë i ndodhi në Angli

Shoku i Qemal Selës, të riut që kreu aktin makaber ndaj prindërve në Peshkopi, tregon kushtet në të cilat jetojnë azilantët në Londër.

Ermir Rryçi nga Kruja, aktualisht azilkërkues në Angli tha se e njihte Qemalin që kur ishte transferuar në kampin e Hammer Sword në Londër tre muaj më parë.

Sipas tij kur e kishte takuar Qemalin ne fillim ishte një person normal, por pas izolimit që i bënë ai ndryshoi.

“E takova tre ditë më parë- tregon Ermiri- dhe më tha se donte të shkonte në Shqipëri të takonte prindërit dhe më pas do të rikthehej, nuk e pashë shumë normal, dukej i shqetësuar, dicka i kishte ndodhur, ndoshta nuk e ka përballuar dot mendërisht izolimin. Në kamp na trajtojnë jo si azilantë por si të burgosur, birucat janë të vogla dhe pa kushte, është vetëm një krevat. Nuk na jep askush të drejtë për asnjë kërkesë tonën. Qemalin e futën në izolim pasi kishte pasur përplasje me një nga oficerët e kampit. Na izolojnë edhe pa shkak”.

“Unë thotë kam kërkuar vetë të hyjë në kamp, nuk kam shkelur asnjë rregull, përvec mungesës së dokumentacionit. Edhe mua më kanë izoluar disa herë për motive të kota por fatmirësisht kam arritur ta përballoj mendërisht. I bëj apel ministrit të Jashtëm thotë Ermiri të interesohet për ne, të vijnë këtu ne kamp dhe të shohë vetë kushtet, edhe mediave (shqiptare e angleze) të na filmojnë, nuk kërkojmë asgjë më shumë përvec të drejtave tona”, tregon Ermir Rryçi për “News 24” nga kampi i azilantëve në Londër.

Shoku i Qemal Selës, të riut që kreu krimin ndaj prindërve në Peshkopi, tregon kushtet në të cilat jetojnë azilantët në Londër.

- Advertisement -

Tronditet Franca! Arrestohen gjyshërit dhe dajat 2 vjet pas vdekjes së vogëlushit, ja cfarë u zbulua

Kanë marrë një kthesë dramatike hetimet për historinë e vogëlushit Emile Soleil, djalit dy vjeç e gjysmë që u zhduk në vitin 2023 në...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë godet një tjetër shtet..

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter goditi Zelandën e Re. Tërmeti u regjistrua në orën 14:43 me orën lokale. Sipas...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja me sa blihet sot Euro dhe Dollari

Sot, më 25 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë. Franga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.