Një tjetër skandal me frutat e importuara nga jashtë ka ndodhur në Shqipëri.
Pas mishit të pulës me salmonelë dhe mandarinave me pesticide, ketë herë janë shfaqur dhe luleshtrydhet me pesticide të rrezikshme. Raportohet se një sasi luleshtrydhesh të importuara nga Greqia kanë dalë me pesticidin Hexythiazox. Ky lloj pesticidi konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
Pas analizave të ISUV, AKU ka dalë në terren për të hequr nga tregu këto lloj luleshtrydhesh.
Kujtojmë se në fund të vitit 2024, në vendin tonë u tregtuan mandarina me prani të lartë pesticidesh, të cilat ishin kthyer mbrapsht nga disa vende të Bashkimit Europian. Po ashtu, ka dyshime se në treg janë hedhur dhe speca me psticide.