Skip to content

Pas divorcit, zbulon se femija s’është i tij! Akuzon vellain se e dinte qe..

    Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme problematikën mes dy vëllezërve. Mynyri zbuloi një sekret për gruan e tij, që i ndryshoi jetën dhe akuzon vëllain e tij, Fitimin se ai e ka ditur këtë të fshehtë, por nuk ia ka thënë.

    Mynyri pas ndarjes merr vesh nga gruaja se djali nuk ishte i tij. Kjo ishte tepër e rëndë për të, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe për ta vërtetuar atë që ish-gruaja i tha, bën testin e ADN-së dhe kupton që djali nuk ishte i tij.

    Ai qëndronte shpeshherë larg familjes së tij sepse punonte në Greqi dhe nuk ishte në dijeni për lëvizjet e ish-bashkëshortes. Mynyri tregon se vëllai i tij edhe pse e ka afër shtëpinë me ta, asnjëherë nuk e paralajmëroi për diçka.

    Nga ana tjetër, Fitimi shprehet se nuk merret me familjen e vëllait, pasi ka familjen dhe problemet e tij.

    Mynyr: Si nuk e dije ti, kur e dinte gjithë Ksamili?

    Fitimi: O zotëri nuk merrem me familjen tënde unë, kam familjen time.

    Mynyr: Si nuk e dije ti?

    Fitimi: Nuk e dija, nuk më interesonte familja jote, kam familjen time unë.

    Eni Çobani: Pse duhet ta dinte Fitimi këtë gjë?

    Mynyr: Të më lajmëronte mua!

    Eni Çobani: Pse ju dyshoni që e dinte Fitimi?

    Mynyr: Pse mos ta dinte ai?

    Eni Çobani: Pse duhet ta dinte pra? Se jeni afër?

    Mynyr: Jemi afër.

    Fitimi: S’kam lidhje, s’kam punë unë me këta.

    Mynyr: Unë kam dëgjuar tani nga të tjerët, se i zoti e merr vesh në fund. Ajo vinte në orën 3 të natës, se bridhte nëpër disko, unë punoja si qen në Greqi. Ajo bridhte nëpër disko me dashnorët.

    Fitim: Dëgjo, vëllai im mua mos ma ngarko këtë, se unë nuk di gjë për veten time. Kam familjen time, mos më bjer në qafë të lutem.

    Mynyr: Zonja Eni kam rritur fëmijën 5 vjet. Më ka ngelur thikë në zemër ai fëmijë, se ai më thërret mua baba.

    Fitimi: Zonja Eni më fal, më keni telefonuar për një problem dhe çështje dhurim pronësie.

    Eni Çobani: Po është dhe ai problem.

    Mynyr: A e dëgjove në gjyq që tha ajo të kam dhënë lekë. Ke marrë lekë ti?

    Fitimi: Zotëri edhe njëherë, mos më detyro të iki nga emisioni, se dëgjo unë nuk kam ardhur të zgjidh problemet e tua. Zgjidhi vetë, ke gjykatë, ke trup gjykues.

    Mynyr: Zonja Eni e mora ADN-në dhe vajta në gjykatë bëra gjyqin.

    Fitimi: Nuk jam unë ai që zgjidh problemet e tua, ti je kompetent për familjen tënde.