“Pas babait, vdiqën edhe bletët”, Floreta rrëfen humbjen: Mendova se e mori kismetin me vete, ja cfare zbulova..

640
0

Floreta vjen nga qyteti i Prrenjasit për të rrëfyer historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Në familjen e saj bënin pjesë prindërit, gjyshja dhe 4 motra e vëllezër. Në vitin ’98, humbja e vëllait shkaktoi një dhimbje shumë të madhe në familje, një plagë të pashërueshme.

Pas disa vitesh, Floreta martohet por vetëm pas një viti e gjysmë martesë, ajo kthehet në familjen e saj së bashku me vajzën. Ky moment që Floreta e rrëfen mes lotësh, ishte i vështirë për të dy palët sepse mentaliteti i fshatit e vendoste në qendër të komenteve.

Familja ndodhej në vështirësi ekonomike dhe Floreta mbështetej në pensionin e prindërve për të rritur vajzën dhe punën e babait të saj, i cili ishte një specialist bletësh. Por në vitin 2014, humbja e babait do të sillte edhe humbjen e bletëve që siguronin të ardhurat e familjes.

Floreta: Në 2014 babai ndërron jetë por si i thonë asaj që kë të qash  përpara se qaja më shumë dhe të gjallët që kisha aty.

Ardit Gjebrea: Gjyshja ndërkohë ishte gjallë?

Floreta: Gjyshja ishte gjallë dhe ngeli e shtrirë në krevat sepse e përjetoi keq vdekjen e djalit të vet.

Ardit Gjebrea: Çfarë bënit për të  jetuar?

Floreta: Pas vdekjes së babait më ngeli parku i bletëve të kujdesesha unë, ishin të vetmet të ardhura në familjen time.

Ardit Gjebrea: Jam kureshtar të di, sa kohë ose sa ditë pas humbjes së babait ti vajte te parku i bletëve?

Floreta: Unë mund kem vajtur diku pas një jave ose edhe dy javë sepse prisja njerëz në shtëpi, gjyshen e kisha të sëmurë, nuk ngrihej më. Mamaja 70 e ca vjeçe, vajza 10 vjeç ka qenë kur ka vdekur babai. Kur vajta dhe i pashë, gati gjysma e parkut të bletëve kishin vdekur.

Ardit Gjebrea: Kishin vdekur apo kishin ngordhur?

Floreta: Kishin vdekur sepse për bletët nuk duhet të thuash “ngordhi”.

Ardit Gjebrea: Përdoret fjala “kishin vdekur”. Unë e dija, por doja ta theksoja edhe për telespektatorët.

Floreta: Edhe kur shkoj atje, jam ulur duke qarë në fakt, kam thënë që e mori babi kismetin me vete, po tani çfarë do bëj?

Ardit Gjebrea: Nuk t’i kërkuan që na i shit këto bletët që kanë mbetur?

Floreta: Edhe kjo ishte një nga gjërat që mua më ka ngelur akoma në mendje që në momentin që më vdes babai, duhet të më kishin dhënë një dorë bletarët në zonë, të vinin të më thoshin “Floretë, ke nevojë për ndihmë? Nëse do i shesim, nëse do që të kujdesesh për to?”

Ardit Gjebrea: Nuk erdhën?

Floreta: Asnjëri. Aty e kuptova që babin e kishin dashur shumë edhe për interesin, që ai kontrollonte 7 fshatra me bletë. Edhe sa keq sepse unë vazhdoj i ndihmoj bletarët kur kanë nevojë tani dhe duhet ta bëjë çdo njeri, sidomos t’i japë një dorë njeriut kur është në vështirësi./tvklan/