The Sun ka publikuar nje artikull se fundmi ku shkruan se Shqipëria do të marrë emigrantët ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe.
The Sun shkruan se, të gjithë klandestinët që do të kapen në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil, fillimisht do të sillen në Shqipëri, ku do të ngrihet një qendër pritjeje.
Media e huaj shkruan se bisedat për këtë çështje po bëhen mes ministres së brendshme britanike, Priti Patel dhe qeverisë shqiptare, teksa thuhet se janë shumë pranë kësaj marrëveshje.

“Zyrtarët në Londër dhe kryeqytetin shqiptar Tiranë thuhej se janë afër arritjes së një marrëveshjeje” thuhet në artikulllin e “The Sun”.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel shpreson se ky vendim do të pengojë ata persona që planifikojnë të bëjnë këtë udhëtim të rrezikshëm.
Ministrat gjithashtu duan të shkatërrojnë bandat e kontrabandës së njerëzve që kërkojnë mijëra paund për kalimet. Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka gjithashtu kanë zhvilluar bisedime për ndarjen e një qendre përpunimi në Ruandë në Afrikë.