Pas 18 vitesh u deportua nga Amerika drejt fshatit pa ujë dhe drita, shqiptarja rrëfen tmerrin: Jam në gjendje shoku!

934
0

Pas 18 vitesh në Shtetet e Bashkuara, Cile Precetaj u deportua, pa mundur të takojë fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

E vetme, tani i duhet të përballet me rindërtimin e jetës në Shqipëri. Në një intervistë për “DailyMailTV”, nga fshati i largët të cilin e kishte parë për herë të fundit dy dekada më parë, Cile tregoi se vajza e saj do t’i shkruaj dhe do t’i kërkon ndihmë Melania Trump.

Mes lotësh ajo shprehet: “Jam ende në një gjendje shoku dhe nuk mund ta besoj që jam kthyer në një vend, ku kisha frikë të jetoja. Të tre fëmijët e mi dhe bashkëshorti janë mijëra kilometra larg dhe nuk e di se kur do t’i shikoj përsëri. Si mundet një vend të largojë nënën nga fëmijët? Si munden ata”.

Cile rrëfen se vetë Zonja e Parë, Melania Trump, erdhi në Amerikë si një emigrante dhe vendi është i ndërtuar nga emigrantët. “Që kur jam kthyer nuk pushoj së qari. Fle rreth dy orë në natë sepse zgjohem dhe mendoj për fëmijët dhe sesi ata ndihen.

“MailOnline” ka udhëtuar drejt Gradecit, fshatit të Ciles, i cili gjendet rreth tre orë larg nga Tirana. Pas gati dy dekadash, ajo ka qëndruar vetëm disa ditë në fshat dhe aktualisht po jetën në shtëpinë e kushëririt, afër kufirit me Malin e Zi.

Pas 18 vjetësh në Amerikë, pasuritë e saj të vetme janë vetëm ato gjëra që ajo mund të strehojë në dy valixhe të vogla. Gjëja më e çmuar për të, është një shall me yjet dhe vijat e flamurit amerikan.

“Unë e mbaj atë gjatë gjithë kohës pasi ende më bën të ndihem amerikane”, tha Çile.

I vetmi ngushëllim, pas largimit nga fëmijët e saj, është bashkimi i saj me prindërit dhe motrën Lilljana, për herë të parë në gati dy dekada.

“Duke pasur familjen time këtu dhe duke qenë me ta për herë të parë në 18 vjet është gjithçka që më jep forcë”, tha Çile.

Por, sa herë që mendon për fëmijët, zemra e saj vuan.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe kur do t’i shoh përsëri ata. Jam shumë e sigurtë se nuk mund të kthehem kurrë në Amerikë, nëse nuk ndryshojnë mendjet e tyre apo nëse ndodh ndonjë mrekulli”, shprehet ajo.

Përveç traumës emocionale të braktisjes së fëmijëve të saj, ajo gjithashtu ka lënë jetën e rehatshme të një klase të mesme amerikane. Pasi fshati i saj nuk ka as ujë, rrugë e për më shumë shtëpia është pothuajse e rrënuar.