Pas 17 vitesh në Amerikë, policia e kthen në Shqipëri babain e 3 fëmijëve

612
0

Jetonte prej 17 vitesh në SHBA, depërtohet drejt Shqipërisë babai i 3 fëmijëve….

Historia eshte e Vitor Pukrit, baba i tre fëmijëve me banim në Clifton, New Jersey, u deportua për në Shqipëri, ndonëse kishte 17 vite që jetonte në SHBA.Dy muaj më parë ai kishte pranuar të takohej me oficerë të emigracionit duke menduar se po e intervistonin për të ndrequr statusin e tij në SHBA.

Qysh atëhere ka qenë në burgun e emigrantëve të paligjshëm.

Pukri bëhet kështu shqiptari i radhës që deportohet nga SHBA për shkak të mungesës së një statusi të ligjshëm.

Ai jetonte që nga viti 2001, në SHBA, dhe në 2011 ishte vendosur në Clifton. Avokati i tij tha se Bordi i Apelit ia refuzoi kërkesën për të ndaluar deportimin dhe brenda pak orësh e hypën në avion. “Është e pabesueshme që ndodhi në kohë rekord”, tha ai. “Nuk kam parë ndonjë rast që ta dëbojnë brenda 24 orëve”.

Një zëdhënës për emigracionin tha se bashkëshortja e tij, Neta Pukri dhe një nga djemtë, Mikel Pukri u arrestuan sepse u përpoqën të pengonin me forcë deportimin duke sulmuar në aeroport oficerët e emigracionit.

Avokati tha se do të kërkonte lirimin e Neta Pukrit për arsye humanitare, sepse ka një vajzë 11-vjeçare që ka nevojë për praninë e një prindi dhe e cila është nënshtetase amerikane.

Përveç Mikelit, 21-vjeçar, familja Pukri ka edhe një djalë tjetër 26-vjeçarin, Bepin. Nuk dihet se cili do të jetë tani fati i tyre. (Illyria)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.