Është legjitime që Questura të mos i rinovojë lejen e qëndrimit një emigranti duke e kthyer atë në atdhe me familjen e tij edhe nëse ai banon prej 13 vitesh në Itali, me gruan dhe fëmijët 7 dhe 4 vjeç, të punësuar me një kontrate te rregullt pune, sepse “nuk i përvetësonte rregullat thelbësore të jetës civile” shkelte ligjet “me kryerjen e krimeve me peshë të konsiderueshme”. Kjo u konstatua nga TAR Liguria duke refuzuar ankimimin e një shqiptari kundër Komisariatit të Policisë Savona.
Selia e Policisë Savona dhe Ministria e Brendshme kishin refuzuar rinovimin e lejes së qëndrimit duke marre në konsideratë dënimin me 3 vjet për 16 episode të shitje të dro gës.
“Questura – shpjegoi TAR në dënim – thekson se e gjithë familja ka të njëjtën shtetësi shqiptare dhe për rrjedhojë mund të kthehet në vendin e origjinës pa rrezik ndarjeje. U konsiderua – përfundon gjykata administrative – se nevoja e largimit te një te huaji te rrezikshëm, prevalon pavarësisht situatës familjare dhe viteve të kaluara në Itali”. Pershtati nga tgcom shqiptari.net