Pas 1 ore takim, Basha zbulon çfarë i kerkoi Escobar. Paralajmërimi për ‘Berishen’

198
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat rreth një orë pas takimit me të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Basha tregoi se diskutuan për luftën ndaj korrupsionin, aktualitetin politik dhe për Kosovën.

Basha: “Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot përfaqësuesin e lartë të SHBA-ve, Escobar.

Lufta ndaj korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA-ve, është dhe interes i Shqipërisë. Është ajo që PD ka luftuar dhe është përpjekur më shumë në këto 8 vite, që nga dekriminalizimi i politikës, që te ligji për SPAK-un e BKH, të miratuara me iniciativën e opozitës. Të gjitha këto dëshmojnë që PD ka qenë, është dhe mbetet e vendosur në luftën ndaj korrupsionit. Prioritetet e PD kanë qenë këto, betejat e PD kanë qenë këto.

Me Escobar diskutuam çështjet e aktualitetit politik shqiptar, por edhe për Kosovën. Ia bëra të qartë Escobarit mos cënueshmërinë e Kosovës. Jam i kënaqur t’ju raportoj se në këtë qëndrim kam marrë mbështetjen e Escobar. Diskutuam edhe për ecjen para të Shqipërisë në rrugën e reformave, e këtu është dhe ajo që të mos jenë më politikanët e korruptuar. Kjo do të jetë hapi i parë i legjitimitetit të nismave tona.”

Kreu i PD u pyet nëse në bisedën e tyre u diskutua rreth Berishës dhe faktit që është shpallur non grata nga SHBA.

Basha: “Pa diskutim është çështje që ishte pjesë diskutimit. Sa i përket vendimit të DASH jam i bindur që do të keni mundësi të dëgjoni nga Escobar drejtpërsëdrejti qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sigurisht që kam marrë ftesë të përsëritur dhe pa diskutim do të planifikoj një vizitë në Washington për të bërë axhendën në çdo familje shqiptari për daljen nga kjo situatë e vështirë nga mirëqenia ekonomike dhe punësimi./a.m/noa.al