Parashqevi Simaku duket se tani është më e hapur ndaj publikut shqiptar dhe për të komunikuar me këdo, ka hapur orët e fundit një fanpage dhe del me lajmin se është e hapur të kontaktojë me ata që duan.
Në postimin e sotëm ajo nxjerr pamjet nga një lokal në Manhattan, ora 8:41am teksa gjendet me Elton Iliriani, një biznesmen dhe njeri i modës, të cilin e falënderon për mbështetjen.
Madje Parashqevia i është drejtuar në shqip publikut kur u uron “Mirmengjes”.
Fanpage këtë herë është emërtuar Parashqevi Simaku Nolfe, ndryshe nga disa profile të mëparshmet që ishte shmangur emri.