Java ka nisur me temperatura të ulëta, ku në zonat malore të vendit temperaturat kanë shënuar edhe -5 gradë Celsius. Sinoptikanët parashikojnë se këto ditë tipike të dimrit do të vijojnë deri të mërkurën.
“Temperaturat kanë pësuar një rënie në orët e para të mëngjesit, me temperatura tipike janari. Parashikohet që nga e hëna deri të mërkurën të jetë mot tipik dimri, me kthjellime, me vranësira. E mërkura me reshje dëbore në juglindje, me pika shiu në zonat qendrore përfshirë kryeqytetin, dhe pa reshje në veri”, tha për Klan News sinoptikania Lajda Porja.
“Pjesa e dytë e javës, e enjtja e premtja, përfshirë fundjavën, do të sjellë një ngrohje të motit. Do të kemi qarkullim të masave ajrore nga jugu. Temperaturat minimalet do jenë, 0 – 1 gradë në zonat malore. Presim temperatura 18 gradë në pjesën e dytë të javës. Reshjet do të jenë të pakta dhe jo problematike”, shtoi më tej Porja.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, prania e lagështisë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndihet më shumë.